Francë, metodë e re efikase ndaj tumorit

04/03/2011 09:05

Mjekët francezë deklaruan mbrëmë se kanë arritur të regjistrojnë rezultate të shkëlqyera, nga një teknikë e re novatore që po përdorin në kurimin e tumorit të mushkërisë.

Një grup mjekësh të spitalit Bobinji në Paris kanë trajtuar pacientët me masë tumorale në mushkëri, duke hequr pjesën kanceroze, të zëvendësuar nga bronke artificiale.

Pjesët artificiale janë ndërtuar nga aorta të pacientëve të vdekur, të përdorura si rrugë frymëmarrje. Aorta është arterja më e madhe e trupit të njeriut.

Teknika e përdorur fillimisht në tetor 2009 ka bërë të mundur kurimin e plotë të pacientëve me tumor të avancuar në bronke dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Vetëm 1/3 e pacientëve me tumor të avancuar në mushkëri arrijnë të jetojnë më gjatë se një vit, ndërsa një 78-vjeçar francez gëzon shëndet të plotë, 16 muaj pasi iu nënshtrua këtij trajtimi novator.

Top Channel