Angli, zbulohet libri me lëkurë njeriu

04/03/2011 13:10

Një libër në bibliotekën e Devonit në Angli është mbuluar me lëkurë njeriu, zbuloi sot media britanike.

Libri makabër daton nga vitet 1830 dhe përmban poezitë e John Milton-it. Ai është mbështjellë me lëkurën e një njeriu të quajtur George Cudmore, i cili u varr gjatë atij viti pasi kishte vrarë gruan e tij Grace.

Askush nuk i kishte kushtuar rëndësi detajit makabër deri në zbulimin e bërë prej vetë librarisë, i raporuar gjerësisht në shtypin britanik. Vëllimi do të ekspozohet së shpejti si një tërheqje turistike.

Librat me lëkurë njeriu, ndonëse tepër të rrallë, ekzistojnë prej kohësh. Praktika disa qindravjeçare u ndërpre në periudhën e Revolucionit Francez, në vitet 1800.

Lëkura merrej nga të dënuarit me vdekje, por shpesh herë edhe lihej edhe si amanet që pas vdekjes, ajo të merrej dhe të përdorej për të mbështjellë koopertina librash, në formë kujtimi për të afërmit.

Top Channel