9 milion njerëz ngjajnë kështu
03/03/2011 21:40
Revista amerikane, “National Geographic”, zbuloi fytyrën më të zakonshme të planetit.
Në një artikull të publikuar gjatë mbrëmjes në faqen e internetit të revistës, mësohet se për të arritur në përfundim, u klasifikuan gjenet kryesore që përcaktojnë pamjen e fytyrës dhe u krahasuan pamjet e 200 mijë fytyrave.
Si përfundim, u vendos që një 28-vjeçar kinez kishte fytyrën më të zakonshme të shtatë miliardë personave në planet, me përafërsisht nëntë milionë persona të tjerë që janë identikë apo shumë të ngjashëm.
Sipas parashikimeve, brenda dy dekadave të ardhshme, njeriu me pamjen më të zakonshme në botë do të jetojë në Indi.
Top Channel