Nepravishta: Ja pse ika nga ERE

01/03/2011 11:55

Ish-kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka folur sot lidhur me largimin e tij nga ky post.

Nepravishta ka bërë të ditur se është larguar me vullnetin e tij dhe ka saktësuar se shkarkimi i tij nuk mund të bëhet pa miratimin e Kuvendit.

“ERE është një institucion që varet nga Kuvendi dhe shkarkimi mund të bëhet vetëm nga Kuvendi. Deri tani nuk ka asnjë vendim nga ky institucion për shkarkimin tim”, ka deklaruar Nepravishta.

Ai ka theksuar se më 10 shkurt i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të pranonte dorëheqjen e tij, e cila sipas tij është bërë për motive personale.

Më tej Nepravishta ka shtuar se ERE ka gjobitur kompaninë CEZ për faturime të parregullta, pas ankesave të bëra nga konsumatorët.

Top Channel