Intelektualët, peticion për “kombësinë”

28/02/2011 21:40

52 intelektualë dhe personalitete të fushave të ndryshme nëpërmjet një peticioni drejtuar presdientit të Republikës, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, shprehen të shqetësuar lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Në peticion theksohet se, “e konsiderojmë të rrezikshme pikërisht në momentet e tanishme kërkesën për vetëdeklarimin e kombësisë”.

Sipas tyre, elementë të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare të komunitetit evropian, “ku ne aspirojmë të anëtarësohemi”.

Në këtë peticion, thuhet se, “ne jemi një shtet laik dhe dallohemi për harmoninë ndërmjet besimeve fetare dhe se regjistrimi mbi baza etnike e fetare do të nxiste një garë negative ndërmjet tyre”.

“Ndërsa përsa i përket vetdeklarimit të popullsisë në kushtet e sotme, është hapatas kundër identitetit tonë. Ligji për gjendjen civile i bërë në këtë frymë duhet shfuqizuar sa më parë”, shkruhet në peticion.

Nga ana tjetër i bëhet thrije intelektualëve të tjerë, fondacioneve të ndryshme të ngrenë zërin kundër këtij regjistrimi.

Top Channel