PD: Ina Rama nxjerr sekretet

27/02/2011 18:30

Dy ditë pas vizitës së zv/sekretarit Amerikan të Shtetit Steinberg në Tiranë, që rikonfirmoi besimin e Shteteve të Bashkuara te hetimi i Prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit, mazhoranca sulmoi sërish kryeprokuroren, Ina Rama.

Deputetja Rajmonda Bulku e akuzoi zonjën Rama për nxjerrje të sekreteve të hetimit

“Sot si cdo ditë, prokurorja Ina Rama, apo sic e thërrasin bllokmenët e rinj, heroina e tyre, ka nxjerrë në treguan e medias opozitare dokumente të dosjes së grushtit të shtetit të 21 janarit. Me një amoralitet të plotë profesional, e vendosur të bëjë gjithcka për të rrënuar hetimit, shoqja e bulevardit dërgon në selinë e Partisë Socialiste cdo darkë dokumente të hetimit vetëm e vetëm që të mund të mbrojë në këtë proces të shkatërruar pinjollët e Ben Alive, Mubarakve, Gedafëve që përmbysëm në vitin 1991. Jam sot këtu për të denoncuar përpara shqiptare por edhe para komunitetit ndërkombëtar qendrimin e papërgjegjshëm, të ulët e amoral nga ana profesionale si dhe militantizmin politik të prokurores Ina Rama. I kujtoj zonjës Prokurore se asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe ata që të urdhërojnë ty për të prishur një proces vendimtar për paqen dhe stabilitetin e vendit”, tha në një konferencë për mediat, deputetja demokrate Rajmonda Bulku.

Top Channel