Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre ndaj gjykatës së Hagës, e cila dënoi para pak ditësh një ish-zyrtar serb për krime lufte.
“Ne përgëzojmë përfaqësuesit dhe stafin e gjykatës për punën e tyre për të sjellë autorët e mizorive para drejtësisë”, ka deklaruar zëdhënësi i DASH, Philip Crowly.
Ai ka vlerësuar se Uashingtoni mbështet plotësisht hetimet mbi krimet e luftës të kryera nga të dyja palët gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
“Vendosja e drejtësisë është një domosdoshmëri humane për viktimat e mizorive në Ballkanin perëndimor dhe në të gjithë botën”, ka pohuar Crowly.
Ditën e enjte gjykata e Hagës dënoi me 27 vjet burg ish-zyrtarin e policisë serbe Vllastmir Gjeorgjevic, për krime të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës.
Top Channel