“Plasja” bie mbi disa krerë bagëti në Gjirokastër, autoritetet thirrje fermerëve të njoftojnë menjëherë shërbimin veterinar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, duke thënë se vijohet me ritme të larta.
Kreu i qeverisë shkruan se po nderohet një rrjeti rrugor modern e funksional.
Ky investim thotë Rama, synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit.
“Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta, duke sjellë çdo ditë më pranë përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi.
Vijojmë me Punët e Shqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.
Top Channel