
“Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”. Kështu është titulluar fotoekspozita që është çelur më 20 shkurt, ditën e nderimit për viktimat e komunizmit, e cila është mbyllur të premten.
Salla “Skënderbeu” në Presidencë, është kthyer në një ekspozitë ku për pesë ditë kanë qendruar foto dhe dokumenta që kanë risjellë edhe njëherë historinë e mijëra shqiptarëve dhe intelektualëve të vrarë dhe të persukutuar gjatë sistemit diktatorial komunist.
Kuruesi i kësaj ekspozite Besim Ndregjoni i cili është edhe sekretari i shoqatës se ish të përndjekurve politikë, ka saktësuar se ekspozita është hapur me dokumenta dhe foto që tregojnë për zhvarrimin e eshtrave të At Gjergj Fishtës, e më pas ka vijuar me masakrën e 37 intetelektualëve të Tiranës e deri tek vrasjet e poetëve.
Në këtë ekspozitë është risjellë historia e dhimbshme dhe e errët e një periudhe të shtetit tonë.
Presidenti Bamir Topi, para hapjes së ekspozitës ka dekoruar 25 ish të përndjekur politikë.
Top Channel