Pas publikimit disa kohë më parë dhe heqjes nga tregu të disa produkteve të rrezikshme ushqimore në Kosovë, një tjetër produkt me origjinë prodhimi nga Serbia rezulton të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.
Bëhet fjalë për ëmbëlsirat “Jaffa”, që përdoren në masë të gjerë në tregun kosovar.
Autoritetet sllovene i tërhoqën ato nga tregu pasi nga analizat rezultoi se ambalazhet e tyre përmbanin lëndë të rrezikshme kancerogjene.
Ndërkohë, autoritetet kosovare kanë paralajmëruar marrjen e masave përkatëse në lidhje me këtë cështje.
“Unë mendoj se objektet duhet të analizohen, por edhe kështu incidentet s’mund të shmangen. Megjithatë, ne besojmë se organet kompetente do ta ndalojnë këtë në një afat sa më të shkurtër kohor”, ka deklaruar Ibrahim Treshnjaku, isnpektor sanitar.
Megjithatë, fakti që këto produkte janë të pranishme në treg tregon se në Kosovë hyjnë produkte të rrezikshme pa u analizuar.
Top Channel