Durrës, humb jetën peshkatari

26/02/2011 09:40

Një peshkatar i moshuar ka humbur jetën sot në Durrës, pasi po gjuante peshk me lëndë plasëse.

Sipas informacioneve të fundit, 77-vjecarit Gani Kulla i ka shpërthyer dinamiti në dorë teksa peshkonte në ujërat e Adriatikut.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se 77-vjecari u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Top Channel