Seksi në të ardhmen, ja si do të kryhet

25/02/2011 11:40

Ndërsa teknologjia është zhvilluar në shekuj, disa gjëra nuk kanë ndryshuar asnjëherë dhe një prej tyra është edhe mënyra se si njerëzit kryejnë marrëdhëniet seksuale midis tyre.

Megjithatë, e ardhmja duket se do të sjellë ndryshime totale edhe në këtë aspekt. Një revistë amerikane, publikoi sot një artikull, në të cilin parashikohen mënyrat se si do të ndryshojnë marrëdhëniet intime në shekullin XXI.

Webseksi – Kohë më parë, ekzistonin televizorë me xhitona, në klubet e natës, ku njerëzit mund të “ndizeshin” me pamje erotike. Sot, seksi në largësi, nëpërmjet webit apo celularit, është shndërruar në një mënyrë jetese që paardhësit tanë nuk do të mund t’a kuptonin kurrë.

Sexroulette – Rrjetet shoqërore me natyrë seksuale janë krijuar dhe po zgjerohen me shpejtësi. Në njërin prej tyre, të quajtur sexroulette, personat që ulen përpara kamerës, në pozicione dhe veshje që mendojnë të arsyeshme, lidhen automatikisht me njerëz të panjohur në të gjithë botën.

Kukullat seksuale – Ekzistojnë kukulla me ajër që imitojnë “cilësitë” e një femre të vërtetë, por në të ardhmen, shkenca do të jetë në gjendje të krijojë kukulla prej dylli dhe me elektromotor, që do ta mbajnë në tempetaturën e një njeriu normal dhe do të imitojnë frymëmarrjen gjatë aktit seksual.

Qëndrat turistike – Ndërsa në botë formohen gjithmonë e më shumë familje me një fëmijë të vetëm, kërkesa për seksin e paguar do të bëhet gjithmonë e më e lartë, aq sa shtëpitë e sotme publike, do të kthehen në qëndra të vërteta turistike.

Lodrat – Tregu i lodrave seksuale është në lulëzim në botën e sotme, por me avancimin e teknologjisë, lodra gjithmonë e më të sofistikuara dhe të kënaqshme do të jenë në gjendje të prodhohen.

Përmirësimi gjenetik – Në vitin 2500, me shumë mundësi, nuk do të lindin më njerëz që do të kenë nevojë për viagra apo stimulues të tjerë. Atëherë, njerëzit do të lindin gjenetikisht të aftë që të mos gabojnë kurrë në krevat.

Përfundime – Duke parë tendencën e teknologjisë dhe të mënyrës se si po avancon jeta e njeriut, ekziston rreziku që seksi të shndërrohet gjithmonë e më shumë në një përvojë që do të konsumohet me shpejtësi dhe gjithmonë e në më shumë vetmi.

Top Channel