Libia, MPJ vijon evakuimin e shqiptarëve

25/02/2011 19:25

Ministria e Jashtme shqiptare po bashkëpunon ngushtë me Turqinë për evakuimin e shtetasve shqiptarë nga Libia, për shkak të rritjes së nivelit të rrezikut në këtë vend.

MPJ ka njoftuar shtetasit shqiptarë që ndodhen në Tripoli apo qytete të tjera libike që për t’u evakuar të lidhen me telefon me ambasadën shqiptare në Turqi.

Për këtë arsye, Ministria e Jashtme ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shqiptarë edhe disa numra telefonikë që janë: 00218213401140, 00218213401143 dhe 00903122922600.

Top Channel