Një drejtues i lartë politik i Pekinit deklaroi se një fushatë e re kundër ndikimit të Dalai Lamës në Tibet duhet të ndërmerret.
Komentet erdhën nga Jia Qinglin, i cili është një prej antarëve të byrosë politike, një strukturë që drejton partinë dhe sistemin unitar të pushtetit në Kinë.
Në një fjalim të raportuar gjerësisht në mediat kineze gjatë mëngjesit, Jinglin shtoi edhe se partia po bën përpjekje të mëdha për të rritur standartin e jetesës së banorëve të Tibetit.
Kjo deklaratë erdhi tre vjet pas revoltave separatiste që shpërthyen në disa zona të krahinës së ndodhur pranë Himalajeve. Autoritete kineze akuzuan liderin shpirtëror tibetian, Dalai Lamën për ato shfaqje të dhunës.
Pekini është prej më shumë se gjysmë shekulli një kundërshtar i Dalai Lamës, që kur ai u largua nga Tiberi në vitet 1950. Nëpërmjet politikës së tij të paqes, Lama bën thirrje për një autonomi të gjërë, për atë që ai e konsideron si një krahinë me vlera të tjera kulturore, në krahasim me Kinën.
Top Channel