Shpiken xhinset që luftojnë celulitin

24/02/2011 17:50

Janë shpikur xhinset e para në botë që janë në gjendje të luftojnë në mënyrë automatike shfaqjen e celulitit, lajmëroi sot revista “Vanity Fair”.

Sipas rezultateve që ofrojnë shpikësit e këtyre xhinseve të rralla, nëse ato mbahen vazhdimisht për 28 ditë, duke i hequr për t’i larë një herë në gjashtë ditë, perimetri i kofshëve do të reduktohet me 1,8 centimetra.

Njëkohësisht, xhinset shërbejnë edhe për të bërë që lëkura të duket më e tendosur, duke përmirësuar kështu edhe efektin e saj viziv.

Një shpikje e disa krijuesve italianë, xhinset janë të pajisura me mikrokapsula, të cilat lëshojnë gjatë ecjes, substanca të vogla kafeine dhe vitamine E, të cilat favorizojnë qarkullimin më të mirë të gjakut në kapilarë dhe luftojnë shfaqjen e celulitit.

Substanca që përmbajnë xhinset do të zhduket pas katër javësh, por ato janë të rikarikueshme, nëpërmjet një flakoni prej 50 mililitrash, që do të dalë në shitje së shpejti, së bashku me xhinset.

Top Channel