Buzëqeshja e shtirur krijon stres

24/02/2011 10:05

Të buzëqeshësh në punë për t’i bërë qejfin klientëve mund të të dëshpërojë.

Një studim tregon se të shtirësh buzëqeshjen bën që morali të bjerë dhe mund të ulet edhe efektiviteti në punë.

Ky rezultat e këtij kërkimi bie ndesh me politikën e kompanive të cilët kërkojnë që punëtorët e tyre të jenë gjithmonë të qeshur para klientëve.

Nga kjo sjellje sipërfaqësore janë femrat që ndikohen më shumë se meshkujt. Humori i tyre bie më shumë nga kjo “shtirje” se sa humori i meshkujve.

Top Channel