Një djalë 7-vjeçar serb po tërheq vëmendjen e botës pasi familja e tij thotë se ai është magnetik.

Për ta vërtetuar këtë, djali ka dalë para kamerës me disa objekte të ngjitura në kraharor.

Pamjet tregojnë Bogdanin me lugë, thikë dhe pirunj të ngjitur në gjoks.

Familjarët thonë Bogdani nuk duhet t’i afrohet asnjë pajisjeje elektrike (televizor, kompjuter etj.) sepse magnetizmi i tij i fik menjëherë.

Sipas tyre, fëmija e ka pasur që në lindje këtë dhunti.

 

Top Channel