Aksidentohet Prefekti i Lezhës

24/02/2011 00:55

Një aksident automobilstik ka ndodhur rreth mesit të natës në superstradën Milot – Lezhë.

Tre mjete janë përplasur në hyrje të Urës së Milotit, ndërkohë që në njërin prej tyre udhëtonte prefekti i Lezhës Pal Dajçi. Mjeti që drejtohej prej Dajçit është përplasur me një furgon të Forcave Speciale të Shkodrës dhe një autoveture me targa të Tiranës.

Sipas burimeve zyrtare të policise, e cila ka mbërritur pak minuta pas aksidentit në vendin e ngjarjes, në momentin e përplasjes Dajçi ka tentuar të parakalojë furgonin e specialeve të Shkodrës, por drejtuesi i mjetit të policisë nuk e ka venë re atë dhe ai është futur në parakalim në një kohë me Dajçin.

Për pasojë makina e prefektit është përlasur me furgonin e policisë dhe furgoni ka goditur një makinë që po udhëtonte para tij.

Të tre mjetet udhëtonin në drejtim të Tiranës. Pas përplasjes prefekti Pal Dajçi është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa gjashtë policët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që udhëtonin me furgonin e policisë janë dëmtuar më lehtë.

Top Channel