Dëbora, 5 aksidente në Kalimash-Morinë

22/02/2011 11:05

Në segmentin e autostradës Kalimash-Morinë janë shfaqur probleme për shkak të akullit dhe policia rrugore gjatë natës ka ndaluar të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë që të kalonin aty.

Në këtë segment, në Gjegjan dhe Morinë janë shënuar 5 aksidente automobilistike për shkak të mungesës së kripës dhe skorjes në rrugë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima në njerëz.

Në aksidente është përfshirë edhe një automjet i policisë së Kukësit, bëjnë të ditur autoritetet lokale, të cilat shtojnë se borëpastrueset kanë normalizuar lëvizjen.

Top Channel