Kur Charlotte Davis takoi burrin e saj të ardhshëm, Dean Strohm, vuri re shfaqjen në lëkurë të njollave dhe sytë filluan të fryheshin papritmas.

“E kuptova që Dean do të ishte bashkëshorti im që në momentin e parë që e pashë”, tregon Charlotte për mediat britanike duke shtuar se menjëherë pas “dashurisë me shikim të parë” filluan t’i dilnin njolla të kuqe.

Sipas mjekëve, kjo “alergji” ndaj dashurisë shpjegohet me stresin që i ka shkaktuar entuziasmi që ka provuar Charlotte kur ka njohur partnerin e saj.

Cuditërisht, këto reaksione që kishte sa herë që shihte Dean-in, u zhdukën kur u martua.

“Pas martesës sikur u shërova. Nuk pata më probleme të tilla. Mbase më shëroi unaza”, thotë Charlotte.

Mjekët thonë se psikika ka lidhje me lëkurën, por që martesa është kura për këtë tip alergjie nuk është konfirmuar ende nga asnjë studim shkencor.

Top Channel