Vdes në punë, askush nuk e kupton

21/02/2011 11:45

Një amerikane, e quajtur Rebecca Wells, ndërroi jetë në vendin e punës, por u desh të kalonin 36 orë që dikush të kuptonte fatkeqësinë.

Në historinë e publikuar nga “US Today”, mësohet se 51-vjeçarja ishte e punësuar në Departamentin e Brendshëm të qeverisë lokale në Los Anxhelos.

Zemra e saj pushtoi të rrihte pasi u paraqit në punë në mëngjesin e së premtes, por vetëm të shtunën pasdite, u zbulua rastësisht se ajo ishte e pajetë.

Nga autopsia, mjekët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë arsyet e vdekjes së gruas, pasi nuk ka shenja të ndonjë infarkti.

Atë të premte, Rebecca ishte duke plotësuar disa raporte të kërkuar nga eprorët e saj, por sipas kolegëve, ajo ishte një prej atyre personave që mendojnë gjatë të gjithë kohës vetëm për punën dhe nuk kishte krijuar shoqëri me askënd.

Pas kësaj ndodhie, Departamenti ka vendosur që punonjësit e sigurisë, të inspektojnë çdo ditë ambientet e zyrave, pas përfundimit të turnit.

Top Channel