Tragjedi balenash në Zelandë

21/02/2011 16:55

Në brigjet e Zelandës së Re 107 balena ngecën në rërë pa patur asnjë mundësi për t’u shpëtuar.

Ndërsa shumë prej tyre kishin ngordhur, autoritetet vendosën të vrasin kafshët gjigande që ishin duke vuajtur.

Ky vendim u mor pasi vendi ku ato kishin ngecur e bënte të pamundur dhënien e ndihmës për t’u shpëtuar jetën.

Top Channel