Dhjetë qytetet që nuk duhen vizituar kurrë

21/02/2011 14:50

Rrezatime, mbetje industriale dhe kimike, ajër i tejndotur, kjo është lista e dhjetë vendeve më të rrezikshme për të kaluar pushimet. Instituti Blacksmith, i specializuar në këto lloj matjesh, publikoi listën e dhjetë destinacioneve më të rrezikshme për shëndetin në botë.

Linfen (Kinë) – Kodrat përreth qytetit janë të mbushura me galeri minierash, legale dhe ilegale, të cilat lëshojnë vazhdimisht avuj karboni dhe gazra të tjerë. Nëse nden çarçafët në tel, ata shndërrohen menjëherë në të zinj. Jo më kot, Linfeni ka fituar statusin e vendit më të ndotur në Kinë.

Dzerzhinsk (Rusi) – Potuajse 300 mijë tonelata mbetjesh kimike kanë lejuar qytetin që të fitojë rekordin aspak të lakmueshëm të kësaj discipline në Librin e Rekordeve Guinness. Disa prej materjaleve kimike klasifikokohen si jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Tianying (Kinë) – Një qytet industrial, si shumë tyë tjerë në Kinë, por ky vend prodhon më shumë se gjysmën e plumbit në vend. Për shkak të teknologjisë së vjetëruar dhe mungesës së rregullave, shumë metale toksike përfundojnë në tokën dhe në ujrat përreth Tianyingut.

Sukinda (Indi) – Kromi jovalent është një metal i rëndë, i përdorur për prodhimin e çelikut të paoksidueshëm dhe për ngjyrosjen e lëkurëve, por në të njëjtën kohë ai është kancerogjen nëse përthithet apo gëlltitet. 60% e ujit të pijshëm të qytetit përmban dy herë më shumë krom se standarti i lejuar.

Vapi (Indi) – Vapi ndodhet i fundit në radhën e një zinxhiri qytetesh industriale në Indi, në një rrip të gjatë 400 kilometra. Për banorët e Vapit, rritja e ndjeshme e ekonomisë indiane ka patur një kosto shumë të madhe. Niveli i mërkurit në ujrat e nëndheshëm të qytetit është 96 herë mbi normën e lejuar ndërkombëtarisht.

La Oroya (Peru) – Plumbi është ndër përbërësit më të rrezikshëm të listës së Institutit, pasi pasojat e tij mund të jenë veçanërisht vdekjeprurëse tek fëmijët e vegjël. Në La Oroja, një qytet minatorësh në Andet peruane, 99% e fëmijëve kanë në gjak nivele të tilla plumbi që kalojnë limitet e pranueshme.

Norilsk (Rusi) – Norilsku u krijua në vitin 1935 si një gulag në Siberi. Për ata që jetojnë ende atje, jeta nuk mund të bëhej më e keqe. Qyteti është seli e kompleksit më të madh të fonderive në botë. Çdo vit, në ajër lirohen mbi katër milion tonë plumb, nikel, arsenik, zink dhe përbërje të tjera shumë helmuese.

Chernobyl (Ukrainë) – Kur në 26 prill 1986 u verifikua një shpërthim në një nga reaktorët e centralit bërthamor, në ajër u lëshua një sasi radiacioni 100 herë më e lartë se bombat bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki. Sot, rrezja që është 30 kilometra nga centrali, mbetet e ndaluar për vizituesit, pasi niveli radioaktiv mbetet shumë i lartë.

Sumgayit (Azerbajxhan) – Një tjetër trashëgimi i mungesës totale të respektit ndaj ambientit në kohën e Bashkimit Sovjetik. Sumgayit është një zonë me komplekse industriale, tymi i të cilave mund të shihet deri në disa dhjetëra kilometra largësi.

Kabve (Zimbabve) – Kur minierat shumë të pasura me plumb u gjetën pranë Kabves në vitin 1902, Zimbabve ishte një koloni britanike e quajtur Rodezi. Atëherë, asnjëri nuk e dinte që brezat e ardhshëm do të vdisnin vazhdimisht nga metalet toksike të popullsive lokale.
 

Top Channel