Një fans i tatuazheve ka habitur të gjithë të afërmit e tij me tatuazhin e tij të fundit: një kafkë në fytyrë.

Për 27-vjeçarin anglez Deon ky është tatuazhi i tij i 37-të, por sigurisht që është më interesanti.

Deon e zbuloi këtë tatuazh gjatë një spektakli televiziv në një televizion britanik të premten.

E dashura e tij 31-vjeçare nuk e ka pritur mirë tatuazhin e ri: “Javën e kaluar më tha që do bënte tatuazh një kafkë në fytyrë, por mendova se po bënte shaka. Nuk mund ta besoj që e bëri me të vërtetë.”

Deon nga ana e tij është shprehur: “Nuk më intereson fare sesi i dukem të tjerëve. Unë jam ky që jam, nëse njerëzit nuk më pëlqejnë ky është problemi i tyre.”

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel