Nisin targat e reja

19/02/2011 15:10

Ministria e Transporteve njoftoi se ka nisur zyrtarisht proçesin e pajisjes së automjeteve me modelin e ri të targave, sipas udhëzimeve të Bashkimit Europian.

“Ky shërbim, do të kryet në rastin e targimit të parë të mjetit, apo dëmtimit të targave ekzistuese, me të njejtat tarifa që kanë ekzistuar edhe më parë. Për herë të parë pajisen me targa të veçanta edhe makineritë bujqësore, makineritë e ndërtimit si dhe rimorkiot. Gjithashtu njoftojmë se zëvendësimi i targave të vjetra, me targat e reja, do të bëhet në mënyrë graduale”, është shprehur Arminda Qylafku, zëdhënëse e MPPT.

Sipas Ministrisë, modeli i rri i targave do të jetë një kombinim i katër shkronjave dhe tre numrave, çka do të zgjidhë edhe problemin e përfundimit të kombinimeve ekzistuese midis numrave dhe shkronjave për targat aktuale.

Top Channel