Kinezi jeton katër vjet me thikë në kafkë

19/02/2011 11:35

Kirurgët në një qytet në jugun e Kinës hoqën me sukses një thikë 10 centimetra nga kafka e një njeriu, që jetonte me të që prej katër vitesh.

Në lajmin e raportuar gjatë mëngjesit nga Agjensia e Lajmeve “Xinhua”, mësohet se 30-vjeçari Li Fuyan vuante nga dhimbje të forta koke dhe vështirësi në frymëmarrje, por nuk e njihte shqetësimin e tij.

Banori i provincës së Junanit u godit me një thikë nga një grabitës, por tehu i armës së ftohtë u këput brenda në kokë, pa e kuptuar askush. Pasi shkoi në spital, mjekët i qepën të çarën, duke izoluar kështu thikën brenda në kafkë.

Kirurgëve iu desh të punonin me shumë kujdes, që të mos dëmtonin enët e gjakut pranë tehut të thikës, pasi ajo ndodhej në mes të arterieve kryesore. Çdo dëmtim do të sillte vdekje e menjëhershme nga hemoragjia.

Megjithatë, mjekët arritën të kryenin me sukses të plotë operacioni. Fakti se si Fuyan-i i mbijetoi sulmit dhe më pas jetoi për katër vjet me radhë me një thikë brenda në kafkë është konsideruar si një mrekulli prej mjekëve.

Pocizioni me të cilin tehu dhjetë centimetra u fut në kokë ishte tmerrësisht i rrallë, pasi ai kalonte ngjitur me zgavrën e gojës, pa e tejçpuar, për të përfunduar në pjesën e poshtme të trurit.

Është një mrekulli që pjesa metalike nuk preku pjesë të trurit apo enë gjaku, ndërsa mjekët sigurojnë se nuk do të ishin të aftë të vendosnin një shufër me përmasa të tillë në një pozicion të njëjtë as me mjete të sofistikuara mjekësore.

Top Channel