Film mbi jetën e autores së Harry Potter
19/02/2011 11:25
Jeta e autores së Harry Potter, JK Rowling do të tregohet në një film televiziv, me titullin “Strange Magic”.
Filmi është realizuar në Shtetet e Bashkuara, ka si protagoniste një aktore australiane dhe ka Kanadanë si sfond në vend të Skocisë.
Sipas “The Guardian”, Rowling do të interpretohet nga Poppy Montgomery, e njohur si agjentja e FBI-së Samantha Spade në serinë televizive “Pa gjurmë”.
Filmi do të tregojë rrugën e pabesueshme të shkrimtares, nga nënë e vetme që jetonte me ndihmë sociale në një shkrimtare librash bestseller.
Top Channel