Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më
Presidenti amerikan, Barack Obama, u takua me një grup ekspertësh informatikë për t’i kërkuar këshillat e tyre rreth mënyrave si mund të zhvillohet ekonomia e vendit.
Sipas CNN, në takimin e realizuar mbrëmë në San Francisco, presidenti bisedoi me themeluesin e FB, Marc Zuckenberg si dhe me drejtuesit e Apple, shefin ekzekutiv Eric Schmidt dhe drejtorin e përgjithshëm, Steve Jobs.
Sipas burimeve, pavarësisht se është duke luftuar me një kancer të avancuar të prostatës dhe besohet se i kanë mbetur vetëm pak javë jetë, Jobs përsëri ishte i pranishëm në këtë takim.
Midis personave të tjerë, edhe figura të rëndësishme të kompanive Yahoo, Google, Twitter apo Oracle.
Obama theksoi se dëshiron që të stimulojë biznesin amerikan që ai të investojë gjithmonë e më shumë në novacione në të ardhmen.
Top Channel