Ishulli i vogël i Maltës është në alarm për kilogramët e tepërt. Një studim i publikuar në revistën “Lancet” zbuloi se populli më i dhjamosur në Bashkimin Europian është ai maltez.

Përsa i përket burrave, banorët e ishullit duhet të ndajnë vendin e parë me irlandezët, që kanë arritur të sfidojnë ushqimin e mbushur me kalori të Maltës, duke u “dëndur” me birra e patatina.

Për të ngushëlluar maltezët, duhet të shtyhesh përtej Europës. Në fakt, gratë dhe meshkujt amerikanë janë të pasfidueshëm, ndërsa popullsia e bëshme amerikane ka bërë që spitalet të pajisen edhe me ambulanca për njerëzit mbipeshë, të paaftë për të hyrë në ambulancat normale.

Statistikat u bazuan në indeksin e masës trupore. Brenda Bashkimit Europian, gjendja duke shumë e keqe edhe në Angli, ndërsa Italia dhe Zvicra janë vendet me popullsinë më të dobët.

Top Channel