Indi, papunësia bombë me sahat

18/02/2011 10:45

Mbi 100 mijë persona në kërkim të një vendi pune kanë mbushur së fundmi sallonin e punës në një qytezë në veri të Indisë, që ofronte më pak se 500 vende.

Për ekspertët, papunësia është një bombë me sahat për Indinë, edhe pse konsiderohet si fuqia e tretë ekonomike në Azi.

Qytetarët kanë vërshuar në qytetin e Bareilit, në shtetin Utar Pradesh, për t’iu përgjigjur 416 vendeve si policë kufitarë mes Indisë dhe Tibetit.

Vende të tjera pune si berberë ose transportues uji janë propozuar me rroga mujore, baza e të cilave është 5.200 rupi, ose 84 euro.

Por tragjedia e vërtetë për turmën e njerëzve ka ndodhur gjatë kthimit, ku shumë prej tyre janë shtypur gjatë tejmbushjes së trenave për t’u kthyer në shtëpi.

Disa pasagjerë që kishin gjetur një vend në catitë e veturave kanë gjetur vdekjen pasi janë shtypur kur treni kaloi poshtë një ure.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA