Vlorë, tentohet të grabitet një banesë

17/02/2011 08:35

Dy persona kanë tentuar të grabisin një banesë në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë. Pasi janë futur në të, ata janë përballur me të zonjën e kësaj shtëpie, shtetasen Shevrie Meçaj, 40 vjeç, mbi të cilën kanë ushtruar dhunë.

Ata kanë kërcënuar 40 vjeçaren, punonjëse në një pikë këmbimi valuator, që t’u tregonte vendin ku mbante paratë dhe duke mos arritur asnjë rezultat, kanë keqtrajtuar Meçajn.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.

Top Channel