Ministri tunizian: Ndihma e BE-së, qesharake
17/02/2011 22:05
Ministri i Industrisë në Qeverinë e përkohshme Tuniziane, e cilësoi si qesharake ndihmën e 17 milion eurove, e propozuar nga Bashkimi Europian për vendin e tij.
”Kur shefja e diplomacisë europiane, Catherinë Ashton, i bëri të ditur Ministrit tonë vlerën e ofertës, atij iu duk se nuk e dëgjoi mirë dhe e pyeti: milionë apo miliardë?”, deklaroi Afif Chelbi, për të përditshmen franceze “Le Monde”.
“Me këtë veprim, duket se Bashkimi Europian nuk e ka kuptuar rëndësinë historike të ngjarjeve që kanë ndodhur në pellgun e Mesdheut”.
Top Channel