Shkencëtarët në gjueti të planetit të stërmadh

16/02/2011 02:30

Të gjithë jemi rritur me mësimet se sistemi ynë diellor përbëhet nga 9 planete dhe Jupiteri është më i madhi. Por le të përgatitemi për surprizën, mund të mos jenë 9 dhe Jupiteri mund të mos jetë planeti më i madh.

Shkencëtarë, astronomë dhe astrofizikantë janë vënë në gjueti të një planeti të stërmadh gazi që mendohet se është 4 herë për nga përmasat më i madh se Jupiteri dhe që ndodhet në skajet e sistemit tonë diellor.

Astrofizikantët John Matese dhe Daniel Ëhitemire nga Universiteti i Luizianës thonë se do të jenë në gjendje të kapin me teleskop “gjigandin e fshehur”, të pagëzuar me emrin Tyche, brenda 2 vjetësh. Ata mendojnë se përbërja e tij është pak a shumë e njëjtë me atë të Jupiterit, pra hidrogjen dhe helium, si dhe të ketë satelitë natyrorë. Nga përllogaritjet e tyre, astrofizikantët deklarojnë se orbita e Tyche rreth Diellit është rreth 15 mijë herë më e gjatë se ajo e Tokës dhe rreth 375 herë më shumë se sa ajo e Plutonit.

Por deri kur të zbulohet ka kohë dhe astrofizikantët shprehen se do të jetë në varësi të Unionit Ndërkombëtar të Astronomisë për të vendosur nëse Tyche do të bëhet planeti më i ri i sistemit tonë diellor, apo do të krijohet një kategori e re ndarëse për të.

Top Channel