Komisioneri i KiE takon Topin, Berishën e Ina Ramën

16/02/2011 00:50

Në Shqipëri ndodhet për një vizitë tre ditore Komisioneri për tÑ‘ Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës, Tomas Hamarberg. (UPDATE)

Ai është pritur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, në takim me kreun e shtetit Komisioneri Hamarberg theksoi domosdoshmërinë e një hetimi të paanshëm, gjithëpërfshirës, të drejtë dhe profesional të ngjarjeve të 21 janarit 2011, duke pasur parasysh mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe rëndësinë e institucioneve të pavarura në këtë drejtim.

Njoftimi zyrtar i kryeministrisë thotë se në takimin me kryeministrin u diskutua mbi përpjekjet e liderit të opozitës më datë 21 janar, për të marrë me dhunë institucionet demokratike. Zoti Hamarberg, thuhet në njoftim, ndau të njëjtin qëndrim me Kryeministrin për rëndësinë themelore të një hetimi dhe gjykimi të plotë, të pavarur dhe të balancuar nga drejtësia shqiptare.

Gjatë takimit që pati me Prokuroren e Përgjithshme, Z. Hammarberg u interesua për punën e prokurorisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Duke e vlerësuar këtë ngjarje të rëndë si shumë sensitive në opinionin publik e më gjerë, Znj. Ina Rama, theksoi se Prokuroria mbetet e vendosur që në mbështetje të kompetencave që i jep Kushtetuta për një hetim profesional dhe të gjithëanshëm.

Top Channel