Dhunon gruan, turpërohet para fshatit

16/02/2011 14:05

Një burrë i cili kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij është turpëruar në mes të fshatit duke u rrahur me radhë nga gratë lokale.

Ngjarja ka ndodhur në Cajamarca, Peru.

Norberto Cruz Chanduvi u detyrua të bënte pompa dhe u godit me thupra si ndëshkim për goditjen e gruas së tij me sende të forta në kokë.

Elena Rosa Rojas Moreno u plagos në kokë nga burri i saj 47-vjeçar pasi 23-vjeçarja i kishte bërtitur kur po fliste në telefon.

Policia nuk ndërhyri në këtë skenë. Popullsia e Andeve peruane e praktikon shpesh vetëgjyqësinë në raste të tilla.

Top Channel