Aksident, plagosen pesë të rinj

16/02/2011 10:20

Pesë të rinj janë plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik që ndodhi mesnatën e kaluar në superstradën Durrës-Tiranë, ndërsa udhëtonin me një automjet me targa DR 4111 F.

Automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur me bordurën duke shkaktuar plagosjen e rëndë të pesë të rinjve që ndodheshin në të.

Të plagosurit janë 5 të rinj të moshës nga 20 deri në 24 vjeç.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se një 24 vjeçar që ka qenë në drejtim të mjetit për shkak të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhet po procçdohet penalisht në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel