69 ditë nën tokë, të pathënat e minatorëve

16/02/2011 21:20

Mbajtën botën të gozhduar për 69 ditë, duke qëndruar 800 ditë në thellësinë e tokës, por aventura e rrallë e 33 minatorëve kilenë ka shumë gjëra të pathëna.

Në një libër të sapodalë në shitje, të quajtur “Los 33”, zbulohen një pjesë e mirë e këtyre prapaskenave.

Sipas autorit të librit, të dalë në shitje ditën e sotme, në letrat e familjarëve të mbërritura deri thellë nën tokë, përfshiheshin edhe pako me marjuanë.

Një minator, Samuel Avalos, dëshmoi se një grup prej kolegëve të tij kishte një vend të fshehtë ku mblidhej për të tymosur marjuanë, por atij nuk i mbërriti asnjëherë ndonjë ofertë për t’iu bashkuar.

Për të luftuar nevojat seksuale të burrave, nën tokë u dërguan dhjetë kukulla plastike që fryhen, të cilat kanë përmasat dhe “cilësitë” e një femre të vërtetë. Ato u shoqëruan me një numër të madh revistash pornografike.

Top Channel