Vlorë, makina del nga rruga, dy të vdekur

15/02/2011 08:00

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Vlorës.

Sipas informacioneve të fundit, një veturë e drejtuar nga shtetasi Sami Hasani ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe ka dalë nga rruga.

Burime policore bëjnë të ditur se nga përplasja kanë gjetur vdekjen shtetasit Klaudia dhe Edi Hasani, 23 dhe 15 vjec, e para bashkëshortja ndërsa i dyti nipi i drejtuesit.

Ky i fundit, saktësojnë burimet, ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë e automjetit me targa italiane pas daljes nga rruga.

Top Channel