Rusia dhe Irani ndalojnë Shën Valentinin

15/02/2011 12:00

Jo luleve, jo çokollatave dhe jo kartolinave në formë zemre.

Në Iran ligji është i qartë: është i ndaluar festimi në 14 shkurt i Shën Valentinit sepse është një festë e krishterë.

Si e tillë, festa e të dashuruarve nuk shihet me sy të mirë nga regjimi islamik dhe tradicionalist. Gjithsesi, kjo festë është shumë e përhapur mes të rinjve iranianë të cilët shkëmbejnë lule me njëri-tjetrin.

Edhe në rajonin Belgorod (Rusi) nuk shihet me sy të mirë festimi i 14 shkurtit sepse konsiderohet në kundërshtim me kulturën dhe traditat ruse.

Politikanët në këtë rajon nuk pranojnë ta festojnë sepse kjo gjë bie në kundërshtim me fenë e tyre ortodokse.

Top Channel