NASA, Shën Valentin me kometën

15/02/2011 18:05

Një satelit i NASA-s kaloi shumë pranë një komete në ditën e Shën Valentinit dhe pritet të ofrojë informacion të rri rreth përbërjes së këtyre trupave të akullt, të mbështjellë me një shtresë gazi.

Sipas lajmit të publikuar pasdite në “Associated Press”, duke udhëtuar me 38 000 km/h, sateliti i quajtur “Stardust” iu afrua shumë pranë kometës Tempel 1, duke kryer rreth 60 mijë fotografi me rezolucion të lartë të trupit qiellor në formë patateje.

Në pikën më të afërt, sateliti u afrua deri në 180 kilometra nga sipërfaqja e kometës, më afër nga sa ishte planifikuar nga Toka.

Megjithatë, në vend të shpëthente në entuziasëm, paneli drejtues i NASA-s mbeti i zhgënjyer kur pa se fotografitë nuk erdhën në formatin e pritur dhe disa prej tyre ishte e pamundur të hapeshin.

Kjo do të bëjë që misioni të shtyhet edhe me disa javë, këtë herë në një punë të detajuar laboratorike, që do të zbardhë imazhet dhe do t’i formatojë ato në variantin e kërkuar.

Tempel 1 i kaloi Tokës rreth 350 milion kilometra larg, që me standartet hapësinore, mund të konsiderohet si shumë pranë.

Top Channel