Jeta e indianëve të Amazonës

15/02/2011 10:00

Këta janë disa nga pjesëtarët e fundit të tribusë Awa, një grup që jeton në thellësitë e pyjeve të Amazonës.

Edhe pse po mundohen që të ruajnë mënyrën tradicionale të jetesës së tyre, ky grup e ka të sigurtë humbjen e betejës me “shpyllëzuesit”.

Tashmë kanë mbetur vetëm 70 pjesëtarë të pakontaktuar nga tribuja Awa dhe nëse pemët vazhdojnë të priten atëherë kjo tribu nuk do të ketë më se me çfarë të ushqehet.

Mbijetesa e tribusë varet nga pylli, por burrat nuk dalin më për gjah për shkak se ndihen të kërcënuar nga njerëzit që punojnë për prerjen e pemëve.

Awa-t jetojnë në tre nga pesë zonat indigjene të cilat janë prekur më shumë nga shpyllëzimi në vitin 2009.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel