Elbasan, kapen trafikantët e armëve

15/02/2011 11:05

Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan, në bashkëpunim me sektorin kunder trafiqeve të Policisë së Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Devolli”, përmes të cilit është sekuestruar një sasi armësh zjarri.

Në saj të këtij operacioni është bërë gjithashtu i mundur arrestimi i 4 personave, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit.

Kapja e tyre është bërë në flagrancë gjatë kohës që ata po bënin shitjen e një sasie armësh dhe municioneve luftarake. Armët e kapura janë automatike, kryesisht kallashnikovë, disa pistotela, si dhe municionet përkatëse.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan, për hetime të mëtejshme dhe procedim penal të të arrestuarve, nën akuzën e trafikimit dhe shitjes së armëve luftarake.

Top Channel