Durrës, bllokohet trajleri me hashash

15/02/2011 09:35

Pas kapjes së një sasie heroine që transportohej me cantë nga një këmbësor në afërsi të Urës së Dajlanit, një tjetër sasi lënde narkotike e destinuar për në Europën perëndimore është sekuestruar në Durrës.

Burime policore bëjnë të ditur se një sasi prej afro 100 kilogramë hashash është gjetur e fshehur në pjesën e përparme të një trajleri me targa të Shkupit.

Pas kontrollit dhe gjetjes së sasisë së hashashit është bërë edhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, një shtetas maqedonas, ndërsa sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Kamioni po kalonte tranzit nëpër Shqipëri dhe priste të imbarkohej në një nga tragetet e linjës detare Durrës-Bari, kur i është nënshtruar kontrollit.

Trafiku i lëndëve narkotike përmes portit detar më të madh në vend duket se është riaktivizuar. Ditë më parë në portin e Barit një shtetasi kosovar iu gjet dhe sekuestrua nga autoritetet italiane një sasi droge e fshehur në automjet, menjëherë pas zbarkimit nga një prej trageteve që kishte mbërritur nga porti i Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA