Dasmë në Shën Valentin

15/02/2011 01:45

Në ditën e Shën Valentinit 14 cifte në Nju Jork arritën të realizojnë ëndrrën e tyre për të vënë kurorë në majën e ndërtesës më të lartë në këtë qytet.

Në ditën e Shën Valentinit 14 cifte në Nju Jork arritën të realizojnë ëndrrën e tyre për të vënë kurorë në majën e ndërtesës më të lartë në këtë qytet.

Të përzgjedhurit ishin fituesit fatlumë që organizohet nga shorti i websitet e martesave. Festa e të dashuruarve është dita e vetme e vitit në Empire State Building hapet për ceremoni martesore.

Zemra dhe trëndafilë të kuq zbukuronin anembanë Nju Jorkun. Dita e të dashuruarve është një moment shitjesh të mëdha, sidomos për dyqanet e luleve dhe ato të ëmbëlsirave.

Trendafilat dhe shëtitjet në vendet romantike ishin si përherë të preferuarat e parizianëve në këtë Shën Valentin. Qyteti i dashurisë i kushton vëmendje dhuratës tradicionale, cokollatave, formës së tyre dhe shumëllojshmërisë së shijes.

Një Shën Valentin i cuditshëm ka qenë për Egjiptin pas më shumë se dy javë protestash dhe rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak. Megjithatë një atmosferë festive pushtoi Kajron dhe ndër njerëzit që gëzonin më shumë ishin shitësit pasi situata aty më në fund po lëviz dhe banorët kanë nisur të blejnë sërish.

Top Channel