Armani-Gorbaçov, fushatë për ujin e pijshëm

15/02/2011 08:40

Giorgio Armani dhe Mihail Gorbaçov janë bashkuar për mjedisin.

Stilisti italian dhe “Green Cross International”, organizata e ish-liderit sovjetik, kanë bërë aleancë për të dërguar ujë në zonat më të pazhvilluara të planetit.

“Uji është diçka e thjeshtë dhe si të gjitha gjërat e thjeshta ka një kuptim të thellë sepse ku ka ujë, ka jetë, energji dhe mirëqënie”, shpjegoi Armani për “El Pais”.

Sipas disa të dhënave nga ONU, në botë rreth 900 milionë persona jetojnë në mungesë të ujit të pastër dhe të shëndetshëm.

Projekti i quajtur “Aqua for Life” do të fillojë me Ganën për të vazhduar më pas me vendet e tjera të Afrikës Perëndimore.

“U bashkova me organizatën e Gorbaçovit sepse është si një “Kryq i Kuq” për ambjentin. Mihail është ortaku ideal për këtë mision”, theksoi stilisti italian.

Top Channel