Këpucët e sheshta, të dëmshme

14/02/2011 14:15

Këpucët e sheshta mund të jenë shumë praktike, por i bëjnë keq këmbëve dhe jo vetëm.

Nëse “të sheshtat” vishen për periudha kohe të shkurtra nuk ka asnjë problem, por nëse veshja e tyre kthehet në zakon ka shumë probleme.

Specialistët thonë se këpucët pa taka shkaktojnë dëmtime tek gjunjët dhe tek kurrizi.

“Të ecurit për një kohë të gjatë me të sheshta shkakton mikrotrauma në këmbë dhe probleme me thonjtë e këmbës. Nëse përdoren gjatë gjithë kohës atëherë shkaktojnë probleme që zgjasin gjithë jetën. Balerinët kanë probleme të tilla, por një njeri që nuk e ka këtë profesion mund t’ia kursejë vetes këto dëmtime”, thotë britanikja Lorraine Jones, specialiste e fushës.

Zgjidhja është që këto këpucë mos të vishen më shumë se 2-3 orë gjatë ditës ose të zgjidhen këpucë me pak takë dhe me një shollë më të trashë.

Top Channel