Drogë në kufirin shqiptaro-grek

14/02/2011 20:45

97 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga organet greke të anti-trafikut në kufirin shqiptaro-grek.

Sipas policisë, sasia e lëndës narkotike po transportohej në automjetin e dy shtetasve shqiptare, 26 dhe 31 vjec, që janë vënë menjëherë në pranga.

Për arsye hetimi, identiteti i të arrestuarve nuk bëhet publik. Policia kishte vepruar në bazë të informacioneve të marra më parë për kalimin e sasisë së lëndës narkotike dhe kishte disa ditë që po i përgjonte dy transportuesit.

Fillimisht agjentët u bënë thirje të dyshuarve të ndalonin për kontroll, por duke kuptuar mesa duket rrezikun, ata tentuan të largohen.

Pasi janë ndjekur për pak kilometra prej agjentëve, automjeti i dy trafikantëve doli nga rruga dhe u përmbys. Ata arritën megjithatë të largohen për disa orë, por në fund kanë rënë në duart e policisë kufitare të Filatit.

Të arrestuarit rrëfyen para hetuesve se lëndën narkotike ua kishte dorëzuar një banor i Konispolit. Detyra e tyre ishte ta dërgonin në Athinë dhe për këtë shërbim do të paguheshin me 100 euro për cdo kilogram të transportuar.

Top Channel