Douglas shijon jetën e tij të dytë
14/02/2011 18:10
Një muaj pasi lajmëroi për rikuperimin e plotë nga një tumor i shkallës së katërt në grykë, aktori Micheal Douglas shijoi një ndeshje hokei në shoqërinë e vajzës së tij.
66-vjeçari dhe e bija ishin të pranishëm mbrëmjen e fundit në përballjen midis Pittsburgh Penguins dhe New York Rangers, në një ndeshje të luajtur në Los Anxhelos.
Të dy u dukën shumë të lumtur së bashku, ndërsa skuadra mike mposhti vendasit me rezultatin 5-3.
Është e qartë se Douglas është duke u përpjekur të shijojë në maksimum jetën e tij të dytë.
Top Channel