Adoleshentja përgatit funeralin e saj

14/02/2011 09:20

Një adoleshente në Angli po bën gati funeralin e saj pasi mjekët i kanë thënë që kanceri nga i cili po vuan është i pakurueshëm.

17-vjeçarja Donna Shaw është diagnostikuar me kancer në shkurtin e vitit të kaluar dhe mjekët nuk i japin më shpresë pas seancave të pasuksesshme të kimioterapisë.

Nikki Parker, nëna e saj, tha për mediat: “Donna i ka bërë gati të gjitha. Ka shkruar në një letër se kush janë 6 personat që do i mbajnë arkivolin, ka zgjedhur këngët dhe videon që do të luhen gjatë funeralit. Gjithashtu ka zgjedhur edhe ngjyrën e luleve. Është me të vërtetë trime!”

Vetë Donna është shprehur: “Ka ditë që jam e frikësuar, por ka edhe ditë kur nuk mendoj për vdekjen. Kur bie të fle kam pak frikë, por jo nga vdekja. Kam frikë se mund të largohem nga familja ime.”

Donna ka lënë porosi që ditën e funeralit ta veshin me fustanin e nusërisë së nënës së saj.

Top Channel