PS: Berisha është tmerruar

12/02/2011 19:45

Ndërsa Partia Demokratike sulmoi sërish Prokurorinë për nxjerrje të sekretit, opozita e cilësoi këtë sulm si shprehje të frikës së kreut të qeverisë për hetimet e pavarura të Prokurorisë, që, sipas socialistëve, po nxjerrin në dritë të vërtetat.

“Dhuna e përditshme mediatike e Saliut ndaj Ina Ramës dhe shtypit anti qeveritar provon se Saliu është i tmerruar nga hetimi i pavarur. Është i tmerruar nga arrestimet e atyre që i quajti heronj pse hapën zjarr mbi popullin. Është i tmerruar nga e vërteta që po del përditë në dritë falë gazetarësh e mediash që nuk i djeg dot siç bëri dikur me gazetën Koha Jonë”, është shprehur deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

“Saliu është i tmerruar se është kapur në vjedhje e në vrasje nga populli i tij. Që kërkon vetëm një gjë, largimin e koalicionit të turpit dhe zgjedhje të reja”, theksoi Felaj.

Top Channel